Surprise Me!

10 urdher-arreste per trafik makinash luksoze

2018-05-14 2 Dailymotion

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur një skemë mashtrimi që kryhej nga tregtarë makinash luksoze në bashkëpunim me zyrtarë të doganave, të cilët shmangnin taksat e automjeteve. Burime nga akuza e kryeqytetit konfirmuan për Televizionin Klan se janë dërguar në gjykatë kërkesat për miratimin e 10 urdhër-arresteve, mes tyre dhe punonjës të doganave.

Të njëjtat burime saktësuan se hetimi për këtë rast ka nisur prej 4 muajsh dhe është konkretizuar këtë javë. Hetuesit kanë mundur të zbardhin edhe skemën e mashtrimit të personave, emrat e cilëve për momentin mbahen sekret.

Makinave luksoze me fuqi mbi motorike mbi 3 mijë kubikë u plotësohej në doganë dokumentacion i falsifikuar duke u ulur fuqinë motorike nën 3 mijë kubikë, në mënyrë që të shmangej taksa e luksit.

Gjithashtu, makinave u falsifikohej edhe viti i prodhimit. Nëse automjeti ishte prodhuar në vitin 2014, në dokumente plotësohej si e 2007-ës. Më pas këta persona ndërronin numrat e shasive dhe i nxirrnin në treg duke siguruar fitime kolosale. Marka e preferuar e këtij grupi ishte Range Rover.

Janë rreth 120 makina të tilla, të cilat janë futur në vendin tonë me këtë skemë dhe dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit konsiderohet i lartë. Hetuesit llogarisin si dëm shkaktuar shtetit rreth 1.5 milionë leke të reja, për çdo makinë, për mospagim të taksës së luksit në dogana dhe TVSH-së nga ulja së vitit të prodhimit, nëpërmjet uljes së vlerës së makinës.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon