Surprise Me!

Elvis Rroshi në 16 Prill ne Gjykate

2018-05-14 0 Dailymotion

sh-kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi në 16 Prill do të paraqitet si i pandehur në Gjykatën e Tiranës. Rroshi akuzohet nga Prokuroria për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. Ish-qytetari i parë i Kavajës ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij.

Sipas hetimeve me këto identitete Rrosh rezulton të ketë qenë i dënuar nga gjykatat kryesisht në vendet e Bashkimit Europina. Gjithashtu disa herë ka qenë arrestuar, ndaluar dhe disa herë të tjera është dënuar. Nga hetimet e rezultoi se i zgjedhuri i Kavajës nuk kishte deklaruar një dënim të dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për një përdhunim të kryer në vitit 1995 në Campobasso.

Po ashtu, ai nuk kishte deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zvicerian në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit. Sipas prokurorisë Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në Gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar.

Në vitin 2015 DEA amerikane ka informaur autoritet zviceriane se po hetonin nje person me ermin Enver Rroshi për trafik droge , por pa dhënë detaje të metejshme duke qënë se cështja është në hetim. Kryebashkiaku socialist u shkarkua nga detyra më 29 Dhjetor 2016 pasi Komisioni Qëndro i Zgjedhjeve i ndëpreu mandatin.

Buy Now on CodeCanyon