Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Garantimi i sigurisë, qetësisë dhe pastërtisë janë tri detyrat dhe objektivat e bashkive bregdetare për sezonin e ri turistik. Për të përmbushur këto objektiva dhe për të garantuar një sezon të suksesshëm institucionet në Durrës kanë nisur përgatitjet.

Fundjavat dhe moti i favorshëm kanë çuar në plazhin e Durrësit pushuesit e parë, por siç tregojnë këto pamje, ajo që kanë gjetur nuk i ka plotësuar të gjitha pritshmëritë.

Zyrtarisht sezoni nis në muajin qershor, ndaj Bashkia e Durrësit tashmë është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon të suksesshëm dhe pa probleme.

Në funksion të këtij qëllimi, krerët e institucioneve u mblodhën në prefekturë për të koordinuar punën.

Siguria në Plazhe dhe eleminimi i ndotjes akustike janë dy kushtet që të zgjedhurit vendorë këtë vit i kanë detyrim për ti garantuar me vendim të qeverisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/siguri-qetesi-pasterti-nisin-pergatitjet-sezonin-e-ri-ne-durres