Surprise Me!

Ora News - Komunitetet fetare në Shkodër mesazhe politikës e shoqërisë kundër drogës dhe fajdeve

2018-05-14 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Droga, fajdetë dhe lojërat e fatit janë tre nga fenomenet që i kanë hapur plagë të mëdha sociale shoqërisë shqiptare.

Ndaj përfaqësuesit e tre komuniteteve fetare në Shkodër, janë vënë në krye të një fushate sensibilizuese me mesazhe të forta e të qarta për shoqërinë dhe politikën.

Për klerikët, shteti duhet të bëjë me shumë dhe të ndërmarrë angazhime konkrete, sidomos kur flitet për luftën ndaj drogës.

Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkodrës: Nuk do të mbulojë të gjithë problematikën, por gjithsesi do të jetë e frytshme nëse do të sensibilizojmë personat vullnetmirë që të mos mbyllim sytë në lidhje me një temë kaq delikate.

Muhamed Sytari, myfti i Shkodrës: Jam alarme për të cilat duhet të shqetësohen edhe institucione të ndryshme shtetërore që kanë për detyrë morale dhe qytetare, mbrojtjen e tabanit kombëtar nga degjenerimi, korrupsioni, shthurja dhe imoraliteti.

Nikolla Petani, famullitar i Kishës Ortodokse: Nëse ky fenomen nuk parandalohet në kohë, është një rrezikshmëri e madhe për shoqërinë dhe familjet tona.

Spikati në këtë takim ligjërimi i meshtarit të Velipojës, dom Marjan Gega i cili nuk hezitoj të sjellë shembuj konkret të realitet të përditshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/komunitetet-fetare-ne-shkoder-mesazhe-politikes-e-shoqerise-kunder-droges-dhe-fajdeve

Buy Now on CodeCanyon