Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqiptarët po e humbasin shpresën për një përmirësim të gjendjes ekonomike në familjet e tyre.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë për besimin e biznesit dhe konsumatorëve rezulton se në tre muajt e parë të 2018 familjet shqiptare janë pesimiste dhe nuk presin që të kenë më shumë të ardhura.

Treguesi i besimit konsumator ra për të dytin tremujor radhazi, me 1.6 pik përqindje. Rënia e besimit për konsumatorët është ndikuar nga ulja e pritshmëreve për realizimin e blerjeve të mëdha ku bëjnë pjesë elektorshtëpiaket dhe situata e të ardhurave e cila vlerësohet më e ulët krahasuar kjo me shpenzimet.

Rënie të besimit për të ardhmen ka pësuar edhe sektori i ndërtimit fakt ky që bie ndesh me ecurinë e dhënies së lejeve të ndërtimit.

Sipas Bankës së Shqipërisë kjo situatë është ndikuar prej kontratave porositëse, pritshmërie financiare për muajt në vijim si dhe mundësive për punësim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bie-besimi-ne-ekonomi-bsh-shqiptaret-nuk-presin-permiresim-te-te-ardhurave