Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të tretën mbrëmje rradhazi, emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj kishte në fokus aktivitetin e Fondacionit Soros në Shqipëri.

Pas publikimit të dokumentave që sipas Myftaraj vërtetojnë paligjshmërinë e këtij Fondacioni, mbrëmjen e sotme Myftaraj renditi nenet e ligjeve të Republikës së Shqipërisë që sipas tij ky Fondacion i themeluar nga Avni Mustafa ka shkelur.

"Në lojë mund të hyjë dhe prokuroria.Këto ditë është bërë një gënjeshtër në Kongresin amerikan që ka shkuar zinxhir nga Ambasada amerikane në Tiranë, në DASH në Kongres. Është thirrur ish-asistent sekretari i DASH që ka mbuluar Shqipërinë dhe është pyetur për Sorosin në Shqipëri dhe ka thënë se ekzagjerohen. Nuk ka pasur faj, kështu i ka ardhur dosja nga Tirana. Kongresmenët janë mashtruar.E ftoj Ambasadën amerikane të vijë të marrë dosjen e plotë sesi ka mashtruar Soros në Shqipëri. Nëse nuk ka qejf ta marrë ndonjë burokrat, tjetër histori. Ftoj dhe gjykatësin që mbulon OJF-të në Gjykatën e Tiranës dhe prokurorinë të vinë ta marrin këtë dosje" tha Myftaraj duke paralajmëruar se do të merret dhe të premten me këtë çështje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-nenet-e-ligjeve-qe-ka-shkelur-fondacioni-soros-ne-shqiperi