Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se është e zhgënjyer nga trupa diplomatike në Shqipëri që sipas saj, kanë prodhuar dekonstruktivitet, destabilitet në Shqipëri, ndërsa shtoi se ata kanë lidhje me afera korruptive.

Mehmetaj: Unë edhe si vajzë e re në politikë kam pësuar një zhgënjim të jashtëzakonshëm nga trupa diplomatike në Shqipëri, të cilët nga 2015-ta e këtej, kanë prodhuar dekonstruktivitet, destabilitet në Shqipëri.

Nuk kam për ta harruar presionin e ambasadorëve kundër deputetëve për të votuar reformën në drejtësi.

Ne që jemi dhe punojmë përditë me ta e ndjejmë presionin. Ka dy prapavija, e para korrupsioni që bëhet i përbashkët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mehmetaj-njerez-te-ambasadoreve-te-perfshire-ne-afera-korruptive