Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E gjithë veprimtaria e Kontrollit të Brendshëm Policor përgjatë vitit 2017 është diskutuar në raportin vjetor që u shqyrtua në Komisionin e Sigurisë.

Drejtoresha e sapozgjedhur e SHÇBA-së, Anila Trimi dha shpjegime para deputetëve, në mbledhjen që u zhvillua me dyer të mbyllura, ku paraqiti problematikën mes policëve gjatë vitit të kaluar.

Në fillim të mbledhjes ajo foli edhe për inspektimin e SHÇBA-së, për veprimet e policisë gjatë protestës së dhunshme të Kalimashit.

"Veprimet e Policisë me protestuesit në Rrugën e Kombit po hetohen. Kemi kryer inspektim, por nuk kemi arritur ende në konkluzione" u shpreh ajo.

Vetëm pak ditë më parë, Minsitria e Brendshme i tha Ora News se nga mbledhja e provave, SHÇBA konstatoi se asnjë nga policët pjesmarrës nuk i tejkaloi kompetencat gjatë kësaj proteste dhe se nuk është regjistruar procedim penal në prokurorinë e Kukësit, për policët.

Ndërkaq, në mbledhjen me dyer të mbyllura, mësohet se Trimi ka paraqitur raportin, ku shkruhet se përgjatë 2017-ës, janë proceduar 259 efektivë policie për shpërdorim detyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/anila-trimi-raporton-situaten-e-policise-para-komisionit-te-siguris