Optimist se ky sezon turistik do të jetë më i miri për Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama u tregua i drejtpërdrejtë me kryetarët e bashkive dhe prefektët e 12 qarqeve, duke u kërkuar masa të forta ndaj ndotësve të ambientit, lokaleve që tejkalojnë nivelin e zhurmave, apo dhe subjekteve që nuk përmbushin normat e sigurisë.

Kreu i qeverisë tha se deri në 1 Qershor, të gjithë subjektet që veprojnë në zonat turistike duhet të përmbushin detyrimet për të qenë gati për sezonin turistik.

Nga ana tjetër, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, lançoi edhe projektin të ?Buzëqeshim nga Shqipëria?, që përfshin pjesëmarrjen e 1 mijë të rinjve në 33 pika informacioni për turizmin. Klosi tha se duke filluar nga kjo javë, në të gjithë vendin do të vijojë aksioni për pastrimin e vendit, për t?u finalizuar më 22 prill, në Ditën e Tokës.

Tv Klan