Report Tv sjell pamjet nga brenda lokalit në Fier ku duken shenjat e plumbave që terrorizuan pronarin dhe klientët që ndodheshin në atë moment, kur hapën zjarr para dy ditësh persona të armatosur dhe që më pas dogjën makinën për të humbur gjurmët.<br /><br />E ndërsa pronari Agim Boriçi nuk pranon që të flasë para kamerave, fqinjët dhe të afërmit e tij shprehen se ai nuk ka probleme me asnjë person, ndërsa fatmirësisht në atë moment nuk kishte nxënës dhe mësues, pasi lokali ndodhet pranë një shkolle.<br /><br />Ata kërkojnë që autorët të vendosen sa më parë para drejtësisë, ndërsa mohojnë lajmet në disa media se Agim Boriçi ka lidhje me bandën e Lushnjes.
