Surprise Me!

Çuli sërish drejtor Teatri, aktorët shprehen pesimistë për Ora News

2018-05-14 3 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak ditë para se të jepej vendimi që Hervin Çuli të merrte mandatin e dytë si drejtor i Teatrit Kombëtar, Ora News kishte realizuar një grup intervistash me aktorë të jashtëm e të brendshëm të Teatrit Kombëtar, çfarë presin ata të ndryshojë me drejtuesin e ardhshëm.

Alfred Trebicka: Drejtori i Teatrit duhet të jetë një personalitet i gjithanshëm, jo thjesht një aktor apo regjisor por një personalitet në kompleksitetin e tij.

Arben Derhemi: Premtimi i parë ishte për reformë, gjë e cila nuk ndodhi. Premtimi i dytë ishte të kthente përsëri mbrapsht pagesat për figurat artistike për njerëzit të cilët punonin në Teatrin Kombëtar, gjë që nuk e bëri. Dhe premtimi i tretë ishte për Teatër Repertor, gjë të cilën nuk e bëri.

Shqetësimi i tyre në thelb ka të bëjë me politikat financiare dhe artistike, po aq edhe me pretendimet e drejtorisë për rikthimin e publikut në teatër, pretendime që lënë shumë vend për interpretim.

Ervin Bejleri: Teatri Kombëtar është një institucion i cili nuk mund të matet duke sjellë spektatorin por duke i edukuar sa spektatorë nxjerr Teatri Kombëtar, duke menduar për atë sa jetë ndryshon ai.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/culi-serish-drejtor-teatri-aktoret-shprehen-pesimiste-ora-news

Buy Now on CodeCanyon