Surprise Me!

Ora News - Gjiknuri shpresëplotë se tarifa e reduktuar do jetë e pranueshme për Kukësin

2018-05-14 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri deklaron se po vijojnë negociatat me koncesionarin dhe komunitetet lokale të Qarkut të Kukësit për çështjen e tarifës së kalimit.

Ministri i shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro, inspektuan në Kukës kantierin e hapur në një prej urave të cilat po dublohen.

Ministri tha se po flitet për tarifë të reduktuar për banorët e Kukësit dhe u shpreh besimplotë se përpara se të fillojë dhe njëherë funksionimi i pagesave të Toll-it, ne do të kemi një zgjidhje.

Por ende nuk flitet sa do të jetë kjo tarifë.

Damian Gjiknuri: ?Jemi duke negociuar me koncesionarin por njëkohësisht duke u konsultuar edhe me popullatën për të gjetur një zgjidhje për një tarifë të reduktuar për banorët e këtyre zonave, sidomos për transportin publik dhe qytetarët që e përdorim më shpesh rrugën Kukës-Tiranë. Nga ana tjetër, dua të them që kemi filluar edhe me evidentimin e të gjitha mjeteve që janë të targuara në Kukës.

Jemi duke bërë krahasimet me banorët që janë pjesë e këtij komuniteti dhe që i zotërojnë këto mjete, në mënyrë që të trajtohet ajo fashë e njerëzve që preken nga ky koncesion dhe që jetojnë në Qarkun e Kukësit.

Është një proces i filluar mirë dhe besoj brenda një periudhe shumë të shkurtër, përpara se të fillojë dhe njëherë funksionimi i pagesave të Toll-it, ne do të kemi një zgjidhje.

Besoj do jetë shumë e pranueshme por njëkohësisht nuk cënon edhe efektivitetin e kontratës, nuk cënon mbarëvajtjen e kontratës për mirëmenaxhimin e kësaj rruge?

Brenda këtij viti, aksi që lidh Kukësin me Morinën, pjesë e Rrugës së Kombit do të jetë i përfunduar me urat e dubluara dhe elementët e sigurisë rrugore.

Damian Gjiknuri: "Brenda këtij vit ky segment të përfundojë plotësisht me të gjithë urat, sistemimet e nevojshme, sinjalistikat. Brenda vitit në këtë pjesë të autostradës nga Kukësi në kufi do ta kemi plotësisht të përfunduar."

Ministri Gjiknuri tha se ky segment i autostradës u la i papërfunduar për shumë vite duke u kthyer në një burim aksidentesh.

Aktualisht kalimi në Rrugën e Kombit është pa pagesë që pas dëmtimit të terminalit nga protesta. Pagesa pritet të rinisë pas arritjes së një marrëveshje me konçesioanrin për uljen e tarifave për banorët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-e-kombit-gjiknuri-shpreseplote-se-tarifa-e-reduktuar-do-jete-e-pranueshme-kukesin

Buy Now on CodeCanyon