Durrës- Një aksident rrugor ka ndodhur mbazditen e sotme. Një automjet me targa AA 430 JF është përmbysur në asfalt dhe pasi ka bërë disa metra, është përplasur me një automjet tjetër, me targa AA 826 NB.<br /><br />Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit të përmbysur në rrugë, ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime. Shkak për aksidentin, dyshohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit tej normave të lejuara.
