Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biblioteka ?Mitrush Kuteli? në qytetin e Pogradecit prej vitesh nuk e ka njohur dorën e investimeve. Dashamirësit e librit ndeshen çdo ditë me suva të rrëzuara, e ujë që pikon nga tavani. Punonjësit shprehen se i kanë drejtuar disa kërkesa Bashkisë për ndërhyrje por nuk kanë marrë përgjigje.

Në bibliotekën "Mitrush Kuteli" në Pogradec nuk janë librat ato që marrin vëmendjen e vizitorëve por janë pikërisht kovat që shërbejnë për të mbledhur ujin që pikon nga tavani.

Mure që rrezikojnë të bien, lagështi dhe tituj të vjetër është panorama me të cilën përballen dashamirësit e librit.

Punonjësit e bibliotekës shprehen se i kanë adresuar disa kërkesa Bashkisë së Pogradecit për të ndërhyrë në ambientet e bibliotekës më qëllim ofrimin e ambienteve normale për lexuesit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/biblioteka-ne-lageshti-kovat-ujin-qe-pikon-kane-zevendesuar-librat