Surprise Me!

Report TV - Imami “kunj” Bashës për lobimin rus: PD të krijojë bord për kontrollimin e financave!

2018-05-14 0 Dailymotion

Arben Imami, anëtar i kryesisë së PD-së, pas mbledhjes së sotme ku u diskutuan ndryshimet statutore të partisë pati një qëndrim për mediat, ku nuk la pa thumbuar edhe kryetarin Lulzim Basha lidhur me çështjen e lobimit rus.

Imami tha se kishte këkruar që në parti të ngrihej një bord për kontrollimin e financimeve dhe shpenzimeve të partisë.

I pyetur nëse kërkesat e tij u morrin parasysh, Imami tha se ato ishin mbajtur shënim.

Sa për ndryshimet statusore që u diskutuan në kryesi, Imami tha:

Problemet e statutit janë dhe problemet e partisë. Këshilli Kombëtar do të marri një autonomi, të ketë një komision zgjedhor në parti për zgjedhjen e kryetarit, duhet vendosur qartë sa palë zgjedhje duhet të vendosi një kryetar që të ikë nga kryesia, të bëhet një deklarim statutor.

Dokumenti politik ishte një përpjekje për të vazhduar. Më tej ndryshimet, nuk është e nevojshme që kryetar i partisë të zgjidhet çdo 2 vjet, dhe nëse humb zgjedhjet, ai duhet të largohet. Propozova që të krijohet një bord që të kontrollojë financimet dhe shpenzimet e partisë.

Buy Now on CodeCanyon