Surprise Me!

Ndryshimet statutore ne PD, Imami zbulon propozimet e tij

2018-05-14 0 Dailymotion

Në një prononcim për gazetarët pas daljes nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, ku u shqyrtuan ndryshimet statutore të partisë, Arben Imami tha se kishte bërë disa propozime.<br /><br />"Ato për të cilën unë jam shprehur në mënyrë të posaçme është që Këshilli Kombëtar të marrë një autonomi duke zgjedhur një kryetar të tij. E dyta të ketë një komision zgjedhor në parti, që të mos ketë më pretendime si ato që patëm verën e shkuar për zgjedhjen e kryetarit. E treta, që duhet vendosur qartë dhe në mënyrë përfundimtare: sa palë zgjedhje duhet të humbë një kryetar që të largohet nga kjo parti. Dhe kjo nuk është çështje vetëm statutore. Ky është një problem politik. Nëse kryetari i partisë do t'i fshihet përgjegjësisë politike në humbje të një pas njëshme në zgjedhje, atëherë askush nuk do ta ndjekë dot më kryetarin, partinë dhe të gjithë ne".<br /><br />Imami tha se propozimet e tij u morën shënim nga grupi i punës./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon