Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i është përgjigjur sot akuzave të ambasadorit amerikan Donald Lu nëpërmjet një deklarate për shtyp.

Përfaqësuesi i SHBA-ve në Tiranë duke iu përgjigjur një letre të Llallës për Kongresin amerikan, në të cilën ky i fundit ishte shprehur se Lu-ja i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, tha pak ditë më parë se Lallla ishte një ish-prokuroror i korruptuar dhe diskredituar, i trembur nga burgu, i cili e kishte trilluar çështjen Meta.

Por në deklaratën e tij, Llalla i mohon akuzat që ai të jetë i korruptuar apo që të ketë qenë kundër reformës në drejtësi.

Sipas ish-prokurorit, Lu duhet të ndalet që të sillet si prokuror e gjykatës në Shqipëri, duke hetuar dhe gjykuar të tjerët pa fakte.

Llalla tha se akuzat e Lu-së ndaj tij, mund të rrëzoheshin nga çdo gjykatë.