Pas protestave pak ditë më parë kundër përfshirjes në skemën e TVSH, ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj bashkëbisedoi me përfaqësues të bizneseve të vegjël në Shkoder. Ahmetaj tha se qytetarët dhe bizneset do të mund ta kuptojnë shumë shpejt në kohë që qeveria ka bërë gjënë e duhur, së bashku dhe në favor të sipërmarrjes së vogël dhe këto procedura janë një normalitet ekonomik e tatimor dhe nuk bëhet fjalë për një taksë të re.

Sot jemi rreth dy javë pasi detyrimi për deklarim ka hyrë në fuqi dhe fakti që nuk ka asnjë ndryshim në çmime, është në referencë të plotë të besimit të asaj që kemi thënë muaj e muaj, që nuk do të ketë ndryshim dhe rritje çmimesh. Përtej kësaj, deklarimi nuk është taksë, por është procedurë

Arben Ahmetaj
Ahmetaj sqaroi se TVSH është një taksë e vendosur në vitin ?96 në masën 20% dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë. Janë 9975 biznese në të gjithë Shqipërinë që do të hyjnë në skemën e deklarimit, ndërsa në Shkodër janë 447 të tilla, për të cilat do të aplikohet një deklaratë e thjeshtuar një herë në tre muaj, pa kosto të shtuar për biznesin, madje do të ketë mundësi për kreditim.

Kemi diskutuar a do të ketë kosto? Ka filluar diskutimi deri tek ?do marrim kontabilist dhe do të paguajmë?, e të tjera, e të tjera. Zero kosto! Madje po ju them që në bazë të procedurës që është aq e thjeshtëzuar, do të jetë thjesht plotësim i katër kutive. Më thoni një sipërmarrje të vogël, sado e thjeshtë të jetë, që nuk e di se çfarë ka në inventar? Ditën e parë, ky inventar, pra skanimi i këtij inventari e ndihmon të deklarojë dhe madje të dalë me TVSH të kreditueshme dhe më vonë, edhe të pagueshme, sepse do të ketë mundësi që të deklarojë dhe shpenzime të bëra për drita, për ujë, për qira, apo edhe për punëtorët

Arben Ahmetaj