Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtëm, ka nisur një proces diskutimi me pakicat kombëtare për aktet nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare. Në këtë kuadër, Ditmir Bushati dhe Kryetarja e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, znj. Vasilika Hysi, ishin në qytetin e Shkodrës në një dëgjesë publike me pakicat serbo-malazeze për aktet nënligjore për ligjin për pakicat kombëtare.

Ministri Bushati në fjalën e tij nënvizoi se MEPJ ka nisur këtë proces konsultimi në mënyrë që t'iu përgjigjet kërkesave të të gjithë minoriteteve dhe se Shqipëria është angazhuar për zbatimin e te drejtave të njeriut.

Bushati: E kam diskutuar qoftë me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi qoftë me Ministrin e Jashtëm serb për të ndërtuar projekte specifike që janë më të përshtatshme për karakteristikat që ka pakica këtu.

Më tej Ministri Bushati theksoi "Se pavarësisht progresit të qenësishëm që është bërë në këtë fushë dhe risive që sjell ligji kemi shumë detyra përpara, fillimisht me ripërcaktimin e të gjithë arkitekturës në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave, bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe me përfaqësuesit kryesorë të pakicave të ndryshme në Shqipëri".

Nga ana e saj, Kryetarja e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, znj. Vasilika Hysi, theksoi se ka pas një proces të gjatë konsultimi, por shqetësimi i shumë pakicave ishte meraku për aktet nënligjore dhe ky proçes konsultimi është praktika e duhur për hartimin e kuadrit të duhur ligjor.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bushati-takon-pakicat-serbo-malazeze-projekte-specifike-pakicat-kombetare