Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Parku i Drilonit, ose Volareka sic e njohin pogradecarët ka nisur të presë vizitorët e parë për këtë pranverë.

Rritja e temperaturave dhe fundjava ka sjellë vizitorë të shumtë.

Banor: Vijmë nga Durrësi. Kemi ardhur për fundjavë të relaksohemi.

Xhirot me varka nën shoqërinë e mjelmave nën hijet e shelgjeve lotues tërheqin e bëjnë këtë pikë turistike ndër më të bukurat të juglindjes.

Banor: Kisha vite pa ardhur. Nostalgji.

Shumica janë vizitorë ditorë të organizuar me familjet apo të njohurit në formën e ekskursioneve në qetësinë dhe gjëlbërimin që ofron pylli buzë liqenit.

Ndërsa më të rriturit thonë se i gëzohen natyrës dhe ushqimit të mirë, më të rinjtë tentojnë të selfien apo fotografinë perfekte.

Driloni është një prej destinacioneve që vizitohet në çdo stinë, nga mijëra turistë shqiptarë e të huaj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/driloni-perla-e-natyres-ne-juglindje-te-vendit