Surprise Me!

Ora News - “Paqe” për Kishën e Vunoit, rindërtimi shkaktoi debate

2018-05-14 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky prift ortodokse po bekon rindërtimin e kishës së Shën Thanasit, në fshatin Vuno, ku shembja e një kishe të vogël në vitin 2015, shkaktoi debate të forta mes qeverisë e banorëve lokale, jehona e të cilave ngjalli edhe reagime politike nga Athina zyrtare.

Tre vjet më pas, gjithçka duket e harruar, dhe sipas zotimit të Kryeministrit Edi Rama në atë kohë, Kisha pritet të ringrihet ashtu siç ka qenë dikur.

Punimet për Kishën të nisura krahas atyre për qendrën historike të Dhërmiut, u inspektuan nga Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila theksoi se projekti i rindërtimit është hartuar nga ekspertët më të mirë të vendit, dhe ka marrë edhe bekimin e Kryepeshkopit Janullatos.

Kumbaro: Filluam rindërtimin e kishës ashtu siç ka qenë dhe duhet të falenderoj jo vetëm Fondin Shqiptar për Zhvillim por edhe Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe Kryepeshkopin që kanë qenë pranë qverisë dhe bashkisë së Himarës.

Kjo zonë historike, kryqëzon trashgiminë kulturore dhe turizimin, ndaj qeveria po investion atje rreth 7 milion euro, të cilat sipas Kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro pritet të japin efekte direkte në zhvillimin e zonës

Goro: Është e rëndësishme për të gjithë banorët që të kuptojnë sa të rëndësishme janë shtëpitë e tyre, tradita dhe ata duhet ti kthejnë këto objekte që ne i restaurojmë, ti rregulojmë nga brenda që turistët të vijnë dhe këtu në fshat.

Investimet në qendrat historike të Vunoit e Dhërmiut synojnë ti japin shkëlqimin e merituar këtyre zona të bukura të bregdetit të jugut, por qëllimi i madh mbetet rikthimi atje i banmorëve të larguar ndër vite për të investuar në funksion të turizmit gjithëvjetor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/paqe-kishen-e-vunoit-rindertimi-shkaktoi-debate

Buy Now on CodeCanyon