Surprise Me!

Shpallet fituesi i spektaklit "Virtuozet"

2018-05-14 0 Dailymotion

Spektakli ?Virtuozët? ka përfunduar mbrëmjen e së dielës, mes shumë emocioneve dhe magjisë që na dhuruan 7 konkurrentët të cilët mbërritën deri në finale.

Në tre kategori, kanto, balet dhe instrument u shpall nga një fitues. Kështu në kategorinë kanto mes dy ?Virtuozëve?, Arturit dhe Xhoidenit trofeu shkoi për këtë të fundit.

Ndërsa në kategorinë balet, Eskejda triumfoi në përballjen me Menajdën. Ishte balerina Andeta Toromani ajo e cila dha dhe çmimin për kategorinë balet.

Në instrument garuan Laura, Tedi dhe Klaudio. Fituese e kësaj kategorie u shpall e vetmja vajzë mes dy çunave, Luara Llozi.

E ftuar në këtë finale ishte dhe balerina Kaludia Pepa, e cila shkëlqeu si gjithmonë me performancat e saj.

Një tjetër i ftuar ishte dhe violinisti Piro Gjezi, i cili bën pjesë në plejadën e artë të solistëve dhe instrumentistëve shqiptarë. Profesori Gjezi dha çmimin në kategorinë instrument.

Më pas të tre konkurrëntët që morën trofeun interpretuan për çmimin e madh.

E ftuar për të shpallur fituesin ishte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Çmimin e madh të spektaklit të vetëm të muzikës klasikë në Shqipëri e fitoi Laura Llozi, e cila interpretoi në instrument./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon