Surprise Me!

Ora News - Llalla 'në dorë' të Krimeve të Rënda, avokati: S'jemi në dijeni të procedimit penal

2018-05-14 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një muaj pasi Prokuroria e Durrësit nisi procedimi penal për ish- kryeprokurorin Adriatik Llalla për katër akuza , dosja ndaj tij mesohet me burime jo zyrtare se ka kaluar për kompetencë në prokurorinë e krimeve të rënda. Por avokati mbrojtës i tij, Sokol Hazizaj, ka pohuar se as ai dhe as Llalla nuk janë vene në dijeni të nisjes së ndonjë procedimi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorë dosjen hetimore ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Burime të Ora Nws kanë mësuar se Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencen duke transferuar çështjen.

Por avokati mbrojtës i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj, thote se as ai dhe as ish-kryeprokurori nuk janë vënë në dijeni për nisjen e ndonjë procedimi penal apo hetimi megjithësi i janë drejtuar organit të akuzës edhe me kërkesë zyrtare.

Hazizaj: Nuk jam njoftuar për procedim apo fillim hetimi për klientin tim. Sa kohë jam mbrojtës ligjor i tij, unë do të isha personi i duhur për t?u njoftuar për procedimin penal apo hetimin ndaj tij. Prokurën përmes së cilës ish-kryeprokurori ka lëshuar, kam tagrin për ta përfaqësuar.

Hazizaj tha se do të jetë pranishëm ne séancën e Kolegjit te Apelimit.

Hazizaj: Do jem i pranishëm edhe në seancën e KPA, pasi është apeluar vendimi i KPK që ka pranuar dorëheqjen e Llallës nga radhët e drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/avokati-i-ish-kryeprokurorit-nuk-ka-asnje-procedim-penal-ndaj-adriatik-llalles

Buy Now on CodeCanyon