Komisioni i Etikës dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë bërë një gafë kur po shkruanin vendimin e dhënë për Skënderbeun në momentin që i hoqën titullin kampion. Kjo kuptohet qartësisht jo vetëm nga mishmashi juridik që kanë bërë me atë çështje, por as se çfarë provash kishin kundër Skënderbeut.<br /><br />Në mënyrë absurde dhe shumë qesharake, Etika e si rrjedhojë FSHF që ia ka servirur, nuk di as se si quhet prova kryesore që ka ardhur nga zyrat e UEFA-s, i shumëpërfoluri sistemi BFDS. Kjo kuptohet qartë edhe nga fakti se në vend të emrit që i ka vendosur UEFA, FSHF i vendos emrin e një kompanie bastesh sportive.<br /><br />Shkurtimi BFDS vjen nga ?Betting Fraud Detection System? (Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve), por në mënyrë absurde në dokumentet e Etikës për vendimin ndaj Skënderbeut, përshkruhet si ?Bet Fair Detection System?.