Sindikatat në Shqipëri duhet t?u rikthehen punëtorëve. Ky është mesazhi i përcjellë nga lideri sindikalist hungarez, Karol Gyorgy gjatë një forumi për çështjet e legjislacionit të punës në Tiranë. Sipas tij, lëvizja sindikaliste duhet të kthehet pas në rrënjët e saj e të kuptojë qëllimin përse ka lindur si e tillë.

Lëvizja sindikaliste në Shqipëri gjendet në një situatë aspak të favorshme, ndaj i duhet që të rikthehet në pikën fillestare të themelimit, pasi vetëm kështu mund të mbrojë të drejtat e anëtarëve të saj.

I këtij mendimi është lideri i lëvizjes sindikaliste hungareze Karol Gyorgy, i cili thekson, se kjo është e vetmja mënyrë sesi sindikatave në Shqipëri mund t?iu rikthehet besimi ianëtarëve të tyre.

?Mendoj se ajo që do të ishte e rëndësishme është që, sindikatat duhet të rikthehen në rrënjët e tyre. Sindikatat duhet të ristabizilizohen në nivel të themelimit dhe të krijimit të tyre. Të gjithë nëpunësit, punëdhënësit duhet të sigurohen dhe të marin mesazhin që ne jemi të fortë dhe mund të garantojmë anëtarësinë tonë. Një nga çështjet kryesore që kemi, është aktivizimi i anëtarëve tanë. Çdo qeveri e cila kërkon të bëhet pjesë e BE dhe vlerave të komunitetit tonë, partneriteti dhe dialogu social duhet të forcohen. Çdo vend e qeveri që këron të bëhet anëtar i BE duhet të ushtrojë këto parime? .

I pyetur se, sa dhënia e shërbimeve të publikut, me partneritet publik privat, mund të ndikojë në rritjen e kundërshtisë së qytetarëve, Gyorgy thotë, se sindikatat dueht të forcohen edhe në sistemin publik.

?Besoj se praktika ka treguar gjtihkund në botë se shërbimet publike esenciale duhet të qëndrojnë në duart e publikut. Disa raste mund të përmirësohen, por esenca dhe thelbi shoqëror do të lihen mënjanë nëse këto shërbime i jepen privatit. Shërbimet themelore publike duhen mbajtur në duart e publikut. Nga ana tjetër, parë nga perspektiva e sindikatave, këto të fundit janë të parganizuara mirë në sistemin publik. Ky zhvillim duhet rikonsideruar. Mendoj se është me rëndësi që duhet të deklarohet nga Komisioni Europian se ka leksione të rëndësishme europiane dhe bashkëpunimi mes sindikatave dhe shoqërisë civile dueht çuar në një nivel të ri?

Këto deklarata, lëlideri i lëvizjes sindikale hungareze i bëri gjatë një forumi të organizuar në Tiranë, mbi bashkëpunimin e sindikatave me aktorët e shoqërisë civile në botën e punës.