Në disa raste njësitë vendore kanë rritur taksat për biznesin e vogël më shumë se qeveria. Këtë shqetësim e ka shprehur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në takimet që ka patur me Ministrinë e Financave, problem të cilin e përsëriti gjatë takimit me 61 përfaqësuesit e bashkive edhe ministri Arben Ahmetaj. Në këtë frymë kreu i financave tha se duke nisur që tani e në vijim politikat e taksave do të bëhen të balancuara me qeverinë qendrore, por pa dhënë detaje nëse do të rishihen nivele të taksimit aktual që bëjnë vendorët.

Edhe pse iu drejtua në formë lutjeje, Ahmetaj ishte i qartë përballë përfaqësuesve të Bashkive, kur tha se nëse nuk shlyejnë detyrimet e prapambetura, atëherë qeveria do të presë fondet që i jep nga buxheti njësive vendore.

Bashkia e Tiranes ngriti shqetësimin se një pjese e borxheve janë të trashëguara. Ndërsa për biznesin e vogël përfaqësues të saj u ndalen tek skema e TVSH ?së.

Ministri i Financave u kërkoi bashkive që të bashkëpunojnë me autoritetet tatimore për të informuar sipërmarrësit e vegjël që kanë hyrë për herë të parë në skemën e TVSH-së, ndërsa kërkoi një menaxhim të mirë nga ana e tyre edhe e mbledhjes së të ardhurave nga taksimi i pronës.