Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Laprakë, Tiranë. Një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në ambientet e Postës dhe duke kanosur dy punonjëse, ka grabitur nga arka rreth 30 mijë lekë të reja. <br /><br />Autori është larguar brenda pak minutash nga Posta dhe pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të forcave të policisë nuk është bërë i mundur ndalimi i tij.<br /><br />Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë së Postës dhe disa bizneseve përreth të cilat janë sekuestruar nga policia. Blutë kanë ngritur disa pika kontrolli në dalje të Tiranës për identifikimin dhe arrestimin e grabitësit.
