Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Djemtë kuksianë ngelën ende në burg. Dhe nuk janë vetëm ata, në Shqipërinë e sotme, që po afron përherë e më shumë me Shqipërinë socialiste të diktaturës së dikurshme.

E kollajshme për të shkuar prapa hekurave dhe e vështirë për të dalë prej tyre, nëse nuk je një vrasës serial, nëse nuk ke miq të fuqishëm në politikën që është në pushtet apo nëse nuk e gjen dot korridorin e duhur për të paguar me para në dorë, personin e duhur?

Djemtë protestues të Kukësit, duken sot të harruar, muri i shurdhët i Gjykatës së Kukësit, duket se ka korrur një fitore të heshtur, familjarët janë demoralizuar, opinion publik shqiptar është dembel, memec apo i pakët në numër.

Procedurat burokratike të së ashtuquajturës drejtësi shqiptare, janë një taktikë e mirëfilltë, për të fituar kohë dhe për të studiuar se kush do të fitojë nga palët politike dhe se kush do të ketë rolin vendimtar te Vettingu.

Opozita është e paqartë dhe u largua shpejt nga protesta për lirimin e të burgosurve kukësianë.

A kanë bythë opozitarët të vendosin krevatet dhe çadrat e tyre, në dyert e burgut dhe të Gjykatës që ka dhënë një vendim të padrejtë?

A i shoqërojnë opozitarët shqiptarë, fjalët bombastike me veprat e duhura të një proteste, të një greve urie, të një sakrifice në emër të një Kodi Moral, të shkelur me këmbë nga Gjykata e kukësit dhe nga Prokuroria?

Duket se jo!

Është e gjatë lista e kriminelëve të lirë apo të liruar kundrejt pagesës korruptive dhe mbështetjes elektorale të bandave të tyre.

Pse nuk botohet kjo listë nga opozitarët?

Popullin në këmbë e ngrenë vetëm të vërtetat e mëdha dhe të rrezikshme, të cilat denoncohen me guxim në publik.

Ndryshe publiku rri më së shumti në shtëpi?

Të pafajshmit në burg, kriminelët në liri? kjo është Shqipëria Europiane?

Me sa duket:?Po!?

Videoja e plote e emisionit: https://www.youtube.com/watch?v=cwSwU8X866E

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/editorial-e-360-grade-te-pafajshmit-ne-burg-kriminelet-ne-liri-kjo-eshte-shqiperia-europiane