Pamjet e dhunës së transmetuara nga emisioni investigativ Stop në Televizonin Klan kanë çuar menjëherë në pezullimin nga detyra të mësueses Marjeta Halo.

Siç duket edhe në këtë video, mësuesja ka goditur disa herë një nxënëse gjatë orës së mësimit.

Nëndrejtori i shkollës "Andon Zako Çajupi" në Gjirokastër, Arben Rexha shprehet se e dënon aktin e mësueses, për t cilën është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm.

Ky nuk është rasti i parë i dhunës që ndodh brenda institucioneve të edukimit dhe arsimit publik. Në emisionin Stop gjithashtu u denoncua edhe rasti dy mësueseve të tjera që përdorin një gjuhë jo etike dhe të papranueshme me nxënësit.