Një argjendari ka rënë pre e grabitjes në qytetin e Durrësit këtë të mërkurë. Dy persona të pamaskuar kanë grabitur argjendarinë Gj.Ngresi. Ata kanë kanosur shitësen dhe kanë marë disa sende me vlerë si bizhu floriri dhe janë larguar menjëherë.<br /><br />Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Tregtare të qytetit të Durrësit. Pas grabitjes, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të grabitësve dhe ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit.