Deputeti i PS, Bledi Çuçi, i ftuar në studion e Report Tv u shpreh skeptik për vizitën e Lulzim Bashës në Bundestagun gjerman, pasi kryedemokrati deklaroi se kishte kërkuar çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Sipas deputetit socialist, opozita është bërë pengesë e rrugëtimit europian të Shqipërisë.

Nuk pamë ndonjë koleg të Bashës, gjerman, që t'i dalë në krah dhe të thotë që z.Basha na kërkoi të përkrahnim Shqipërinë. Një koleg i partisë simotër të Bashës, m.q.s shpenzoi dy ditë në Gjermani, të dilte dhe t'i thoshte shqiptarëve, bashkë me Bashën se u kërkua çelja e negociatave. Kështu që nuk është se ka ndonjë lëvizje të tillë të Bashës. Opozita ka bërë të pamundurën që këto negociata të mos çelen.

Bledi Çuçi, deputet i PS
Çuçi tha se qeveria do punojë maksimalisht këto dy muaj për të bindur vendet skeptike. Gjithashtu, nënkryetari i komisionit parlamentar për Integrimin, Bledi Çuçi parashikon anëtarësim në bllok në BE për Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë.

"Do punopjmë fort këto dy muaj. Këtu roli i opozitës do ishte i mirëpritur që edhe me njohjet që kanë brenda forcave politike simotra, në mënyrë që në qershor të merrej vendimi p[ërfundimtar për çeljen e negociatave. Shqipëria ka kapur ritmin e Serbisë dhe Malit të Zi sa i takon rrugës së integrimit. Kemi qenë pas, këto vende kanë qenë para nesh. Besoj se do hyjmë me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, njëkohësisht në BE. Dhe ky është një lajm i mirë, sepse kemi qenë gjithmonë prapa këtyre".

Bledi Çuçi, deputet i PS