Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjashtë muaj nga nisja e hetimeve nën akuzën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe korrupsionit pasiv, ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri është rikthyer në seancën parlamentare, duke respektuar afatet për mbajtjen e mandatit të deputetit

Në një deklaratë për mediat në përfundim të seancës parlamentare ai siguroi se nuk ka mbrojtje nga askush as nga EdI Rama dhe deklaroi se është i vendosur për të zbuluar të vërtetën duke përdorur dhe një shprehje të kryeministrit në kohën kur ishte kryetar bashkie te Tiranës.

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh i vendosur se do të shkojë deri në fund për të bërë drejtësi.

Pyetje: Opozita thotë se Rama ju mbron juve?

Saimir Tahiri: As më mbron njeri dhe as nuk dua të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë kush mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi. Nuk e besoj që do të ketë bir nëne e kurve të më pengojë.

Edhe pse ishte në listën e diskutantëve në parlament Tahiri tha se nuk kishte kuptim të fliste në mungesë të opozitës

Pyetje: Pse nuk folët të na jepnit dhe ne kënaqësi?

Saimir Tahiri: Se nuk ishte opozita, nuk ka sens

Pyetje: A do të merrni rregullisht pjesë në seancë parlamentare?

Saimir Tahiri: Kur të kem dicka për të thënë sigurisht do të vij.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tahiri-sdo-me-pengoje-bir-nene-kurve-ne-rrugen-time-drejtesi