Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule ka reaguar në lidhje me lajmin se Prokuroria ka nisur hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre ndaj tij dhe rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Ai thotë se nuk është njoftuar zyrtarisht, por gjithsesi është i hapur ndaj këtij hetimi.<br /><br />Sa i takon hetimit për pasardhësin e tij në krye të Universitetit të Tiranës, Kule pohon se nuk ka bërë kallëzim për të, por hetimi është iniciuar nga shkeljet e konstatuara nga auditi.<br /><br />Kule dhe Koni kanë bërë publike akuzat ndaj njëri-tjetrit, në lidhje me menaxhimin e fondeve dhe burimeve njerëzore në Universitetin e Tiranës. Më herët, Kule dhe 4 dekanë kërkuan zyrtarisht nga Ministria e Arsimit shkarkimin e Mynyr Konit nga rektor, qëndrim të cilin e kanë edhe sot.
