Bizneset e vogla, të përfshira së fundi në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar do të plotësojnë një deklaratë të thjeshtuar në Tatime, e të ndryshme nga ato që plotësojnë ndërmarrjet e mëdha dhe të vogla. Ka qenë Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, ajo që njoftoi se brenda Korrikut, të vegjëlve do t?i vihet në dispozicion deklarata dhe ndihma për ta plotësuar atë.<br /><br />Deri tani janë 9970 biznese, të cilët janë përfshirë automatikisht në skemën e TVSH-së, në bazë të vetëdeklarimit të xhiros që kanë bërë vitin e shkuar. Drejtorja e Tatimeve tha se, pavarësisht përfshirjes së tyre në këtë Tatim, fokusi i administratës do të jenë të mëdhenjtë dhe jo gjobitja e të vegjëlve.<br /><br />Nëse në tre muajt e parë të vitit bizneset dyndën kërkesat për çregjistrim dhe kalim në status pasiv, tashmë Tatimet raportojnë një rënie të numrit për këto veprime. Plotësimin e deklaratës së parë të TVSH-së, bizneset do ta bëjnë në 14 Korrik.
