Surprise Me!

Report TV - Nis pastrimi i lumit të Tiranës, Jahollari: Të sensibilizohemi për mos e ndotur

2018-05-14 0 Dailymotion

Java ?të pastrojmë Shqipërinë? sot është shtrirë edhe në lumin e Tiranës, ku ka nisur një aksion për pastrimin nga mbetjet urbane dhe inertet që janë të pranishme në të. Ky aksion është organizuar nga prefektura e Tiranës, ku marrin pjesë emergjencat civile të kësaj prefekture në bashkëpunim me forcat xheniere të ushtrisë Shqiptare.

Po ashtu në këtë aksion marrin pjesë edhe përfaqësues të bashkisë së Vorës me një numër të konsiderueshëm punëtorësh. Ndërsa Suzana Jahollari, Prefekte e Tiranës, theksoi:

Është e rëndësishme që jo vetëm të pastrojmë për një javë, por duhet që të sensibilizohen edhe qytetarët për rolin dhe detyrën që kanë për të mos ndotur ambientin, por dhe detyrat e strukturave vendore dhe inspektorateve për të luajtur rolin e tyre, për të mos lejuar që të kthehet në një katastrofë natyrore e të mos jetë një ambient i ndotur.

Suzana Jahollari, Prefekte e Tiranës

Buy Now on CodeCanyon