SHKODER-11 kuksianët e arrestuar për protestat e dhunshme në "Rrugën e Kombit" tre javë më parë kanë dalë para Gjykatën e Apelit për rivlerësim të masës së sigurisë. Seanca ka nisur në orën 11:00, ndërsa të pranishëm janë edhe deputetët e grupit të PD. Trupa gjykuese përbëhet nga; Astrit Kalaja, Hajrie Mulmataj dhe Vojsava Osmanaj. Prokurorë janë Elvin Gogaj dhe Brahim Ndragjoshi, ndërsa kërkojnë që 11 protestuesit të qëndrojnë në burg.<br /><br />Jashtë ambienteve të gjykatës së Apelit në Shkodër po zhvillohet një protestë nga qytetarët e Kukësit në mbështetje të 11 të arrestuarve. Protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kapsolla, ndërsa mbajnë në duar pankarta të ndryshme me mbishkrimet ?Lironi vëllezërit tanë?, ?Lironi protestuesit, arrestoni Tahirin?.