Surprise Me!

Vettingu ne polici, nisin largimet e para. 65 efektive paraqesin doreheqjen

2018-05-14 1 Dailymotion

Ende pa nisur procesi vlerësimit në Policinë e Shtetit, 65 efektivë të rolit bazë dhe oficerë të niveleve të larta kanë depozituar kërkesat e tyre për dorëheqje.

Më tepër se 60 efektivë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kanë dorëzuar kërkesat për t?u larguar nga radhët e uniformave blu.

Një vendim i tillë duket se është marrë nga një pjesë e efektivëve, të cilët nuk kanë mundur ende të nisin procedurat e mbledhjes së dokumenteve.

Ky fakt pritet të penalizojë shumë punonjës policie. Ndërkaq pjesa tjetër e të vetë larguarve, mësohet se janë efektivë që kanë kryer punë të dyta dhe nuk kanë mundur të faktojnë të ardhurat e tyre.

Por veç efektivëve të rolit bazë, nuk kanë munguar edhe ata të rolit të mesëm apo drejtues. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, mësohet se janë mbi 5 oficerë që kanë dorëzuar kërkesat për largim.

Prej një muaji ka bërë kërkesë për t?u larguar edhe ish-kreu i bluve në Berat, Dilaver Shima. Ai tha për Televizionin Klan se largimi i tij nuk ka lidhje me procesin e vettingut, por me arsye shëndetësore.

Shima sqaroi se largimi shmang kontrollin, por nëse do ta shohë të arsyeshme për t?u rikthyer, do t?i nënshtrohet vlerësimit. Zyrtarisht Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme nuk kanë dhënë shifra të efektivëve që kanë kërkuar largimin.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta tha të enjten se më tepër se 2 mijë policë rrezikojnë të mos plotësojnë formularët brenda afatit dhe kërkoi zgjate të tij.

Buy Now on CodeCanyon