Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka shpjeguar përpara gazetarëve progresin që ka bërë Shqipëria në fushën ekonomike për në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Arben Ahmetaj tha se ende ka shumë reforma për të bërë në këtë drejtim, ndërsa sqaroi se si rritja ekonomike vitet e fundit ka ulur varfërinë, ka shtuar konsumin dhe ka hapur vende të reja pune. Ahmetaj i quajti ?bolori? politike, akuzat e bërë nga opozita.

Kreu i Financave përsëriti dhe njëherë qëndrimin e qeverisë për përfshirjen në TVSH të biznesit të vogël se qëllimi është formalizimi i tij e se nuk ka asnjë plan për të dhënë me koncesion monitorimin e kësaj takse.

Qeveria është duke bërë ndryshime edhe në ligjin për tatimin mbi të ardhurat ku ka paralajmëruar lehtësi fiskale për kategorinë e biznesit të vogël.