Zv/Kryeministrja, Senida Mesi dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zhvilluan sot një takim në tryezë publike për procesin e reformimit të sistemit shëndetësor. Reforma në administratën publike ka hyrë në një fazë të re, me ristrukturimin e institucioneve në të gjitha nivelet, me synim, krijimin e një administrate sa më efiçente, në shërbim të nevojave të qytetarëve.

Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u zhvillua sot një tryezë publike me institucionet e varësisë të këtij dikasteri për të diskutuar në lidhje me thellimin e procesit të ristrukturimit, tryezë ku merrte pjesë gjithashtu edhe ZëvendësKryeministrja e Republikës së Shqipërisë, Senida Mesi, që ka udhëheqjen politike të këtij procesi dhe Albana Koçiu, drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu,gjatë fjalës së saj u ndal te rëndësia e një bashkimi jo mekanik mes dy fushave të përgjegjësisë që tashmë ka kjo ministri, por tek orientimi i strukturës së re drejt plotësimit të nevojave të qytetarëve në kohë dhe me cilësi.

Qytetarët kërkojnë shërbim shëndetësor dhe social të sigurtë, cilësor, në kohë dhe pranë vendbanimit. Ndaj, me vëmendjen e veçantë të Kryeministrit, Qeveria shqiptare ka nisur tashmë reformën në administratën publike me synim ndërtimin e një administrate që bën gjënë e duhur dhe që është e fokusuar te shërbimet për qytetarët; një administratë që garanton qëndrueshmëri të rezultateve dhe mbi të gjitha operon me të njëjtin standard.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu
Zv/Kryeministrja Mesi theksoi në fjalën e saj se nevoja për ndryshime në strukturën e institucioneve e cila vjen si rrjedhojë e riformatimit të kabinetit qeveritar, por edhe e problematikave të shfaqura ndër vite për mënyrën e organizimit funksional dhe strukturor.

Për ne si Qeveri është me rëndësi orientimi nga qytetari sepse ata kanë pritshmëri të larta nga institucionet qeverisëse të vendit. Ndaj i gjithë procesi reformues duhet të orientohet drejt këtij qëllimi fundor: Të rritet mirëqënia e qytetarëve.

Zv/Kryeministrja, Senida Mesi