Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryebashkiakët janë vënë ne krye të aksionit të pastrimit të territorit si një prej shërbimeve kryuesore që kanë me detyrim. Puna është përqëndruar në zonat turistike, ku peshën kryesore e zë bregdeti.
Velipoja është plazhi më i madh në veri të vendit, por gjendja nuk është aspak e mirë, situatë kjo e pranuar edhe nga kryebashkiakja Voltana Ademi

Voltana Ademi: "Situata është e vështirë, e keqe. Ka prurje të mbetjeve urbane, plastikë, qese, qelq apo mbetje të tjera urbane shtëpiake"

Në Fier aksioni i pastrimit nisi nga Semani për të vijuar në plazhin e Darzezës. Pastërtia është kusht për një sezon të suksesshëm turistik, ndaj kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi u zotua për më shumë vëmendje

Armand Subashi: "Po përcaktojmë rregulla të qarta për mënyrën si do të trajtohen mbetjet, dhe mirëmbajtja e plazheve"

Në jug aksioni i pastrimit u kordinua mes Bashkive Sarandë e Delvinë, duke u përfshirë punonjës të administratës, institucioneve dhe shkollave

Në fokus ishin vendgrumbullimet e mbetjeve urbane, ndaj edhe apeli i Kryebashkiakes së Sarandës ishte për qytetarrët.

Florjana Koka: Do të kërkoja sensibilizim për ta bërë më të jetueshëm mjedisin tonë

Aksioni i ?Të pastrojmë tokën që duam? është inicuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/po-pastrohet-bregdeti-i-ndotur-nga-mbetjet-urbane