http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj nis takimet me avokatët në kuadër të reformës në drejtësi dhe shërbimeve që ofrohen për institucionet në varësi të gjyqësorit.

Nga Fieri, në një bashkëbisedim me avokatë e juristë, Gjonaj prezantoi hapat që duhet të ndiqen për reformimin e drejtësisë, si në burimet njerëzore, financiare e po ashtu edhe në ato infrastrukturore.

Ministrja ka dëgjuar edhe ankesat e avokatëve të Fierit të cilët kanë numëruar problemet dhe pengesat që hasin në disa institucione. Avokatët kanë shigjetuar zyrën e regjistrimit të pasurive që ka ende probleme në dhënien e përgjigjeve brenda afateve.

Gjonaj tha në fund se po reformat do të bëjnë të mundur që të reduktojnë problemet që vërehen jo vetën në hipoteka, por edhe në zyra të tjera.