Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zbatimi i reformës në drejtësi ka sjellë neglizhencë në radhët e prokurorëve të Krimeve të Rënda. Në raportin për vitin 2017 që Krimet e Rënda i dorëzuan Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, theksohet gjithashtu se janë ulur hetimet për trafikun e narkotikëve dhe të korrupsionit.

Në raportin që Prokuroria e Krimeve të Rënda i dorëzoi Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme theksohet neglizhenca e prokurorëve për shkak të zbatimit të reformës në drejtësi.

Kreu i kësaj prokurorie, Besim Hajdarmataj, i shkruan Arta Markut në raport se ?janë evidentuar luhatje të angazhimit dhe vullnetit në punë si rezultat i ndryshime kushtetuese dhe ligjeve paketë të reformës në drejtësi, ku parashikohet dhe ndryshimi i funksionimit të Prokurorisë Për Krime të Rënda".

Sipas këtij raporti, një tjetër arsye e zvarritjes së hetimeve dhe neglizhencës në kryerjen e këtyre hetimeve është edhe lëvizja e shpeshtë e oficerëve të policisë gjyqësore, çka shpesh herë ka sjellë dhe pamundësi për zbardhjen e përgjimeve të cilat do të ndihmonin në luftën ndaj kriminalitetit.

Më tej Hajdarmataj bën përgjegjës edhe klasën politike për rezultatet e hetimeve, pasi sipas tij akuzat se të gjithë janë të korruptuar ka demotivuar prokurorët.

Nga ana tjetër, në raport theksohet se është vënë re mungesë referimesh dhe vullneti për tu bërë pjesë e hetimit të veprave penale në kompetencë të kësaj Prokurorie, megjithëse kishte një rritje të veprave penale të krimit të organizuar, kryesisht në trafikimin e narkotikëve.

?Për vitin 2017 janë referuar për hetime proaktive 30 referime nga Polica e Shtetit?- thuhet gjithashtu në raport.

Ndërkaq, theksohet se është evidentuar në shifra minimale referimi i veprave penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë me 3 referime dhe në sistemin e drejtësisë 7 referime edhe këto me mangësi në të dhëna.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hajdarmataj-markut-prokuroret-shmangen-pune-shkak-te-reformes-ne-drejtesi