Surprise Me!

Ora News - Mashtrimi me “Gulf” 5 mln euro, në kërkim menaxheri i kompanisë së karburantit

2018-05-14 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Menaxheri i kompanisë ?Gulf Oil?, Albano Aliko, është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka krijuar një skemë mashtrimi me tollonat e ?Gulf?, në prag të falimentimit. Prokuroria e Tiranës thotë se u ka marrë 1.5 milionë euro konsumatorëve dhe institucioneve të ndryshme, ndërsa në total dëmi financiar arrin deri në 5 mln euro.

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj kompanisë "Gulf Oil", nisur nga akuzat e ngritura për mashtrimin me tollonat e shpërndara te klientët.

Po ashtu mësohet se dhe menaxheri i kompanisë, Albano Aliko, tashmë është shpallur në kërkim.

Dyshimet janë se ai ka shitur një numër të madh tollonash pak ditë përpara mbylljes së aktivitetit në pikat e tregimit të karburanteve, ndërkohë që kompania nuk e ka pasur në gjendje sasinë korresponduese të naftës dhe benzinës.

Nga hetimet e para dyshohet se dëmi ndaj klientëve shkon rreth 1.5 milionë euro.

Disa muaj më parë kompania ?Gulf Oil? ka shitur tollona 120 lekë për litër, një çmim ky mjaft i favorshëm në krahasim me tregun.

Prokuroria e Tiranës dyshon se menaxherët e ?Gulf?-it, me vetëdije kanë bërë një veprim të tillë, teksa me shumicë çmimi i një litër karburant është edhe më i lartë.

Por po ashtu në skemën e detyrimeve mësohet se janë dhe 5 milionë euro detyrime tatimore të papaguara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mashtrimi-me-gulf-5-mln-euro-ne-kerkim-menaxheri-i-kompanise-se-karburantit

Buy Now on CodeCanyon