Sherri mes reperave shqiptarë po bën bujë në mediat rozë.
Ishte Dj Blunt ai që filloi gjithçka përmes disa videove live në rrjetet sociale ku tha se hiti i tij i ri ishte diss ndaj Ledri Vulës dhe Gjikos, madje ai aty shau rëndë dhe Era Istrefin.
Por nga një sherr virtual, ai mes djemve të shoëbiz-it, thuajse përfundoi në një përplasje fizike pasi Gjiko dhe menaxheri Faton Shoshi shkuan menjëherë në shtëpinë e DJ Blunt për t?u përballur me të.
Sot reperët Dj Blunt dhe Real 1 ishin të ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? ku nuk i kanë ndalur ironitë për reperët. Real 1 kishte veshur një palë shapka për të cilat tha se janë papuce, por jo Gucci duke ironizuar reperin Gjiko.
Të pyetur nga drejtuesi i emisionit se përse sulmuan Gjikon dhe Ledrin reperët thanë se nuk duan të flasin për ta.
?Ata janë kikirika dhe ne nuk kemi nevojë të flasim për ta. Ne jemi 200 vjet përpara tyre?, tha Real 1.