Surprise Me!

Reptort TV - Zjarri në Kashar, pamjet me dron

2018-05-14 4 Dailymotion

Një fabrikë riciklimi mbetjesh në Kashar është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Zjarri vijon prej orës 10:00 në magazinën e fabrikës ?Everest?, ndërsa janë dëgjuar edhe disa shpërthime të vogla brenda godinës.<br /><br />Në vendngjarje janë policia, 10 zjarrfikëse nga Tirana dhe Durrësi dhe forcat e Ushtrisë duke punuar për fikjen e zjarrit. E ndërsa edhe godina e dytë e fabrikës së riciklimit është përfshirë nga flakët, dy biznese të tjera, mes tyre një karburant rrezikojnë që të përfshihen nga flakët.<br /><br />Nuk është vlerësuar një ndërhyrje nga ajri, pasi mund të rrezikohet helikopteri. Në momentin e zjarrit brenda në fabrikë ka pasur punëtorë, të cilët kanë dalë me shpejtësi. Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale, pasi magazina është e shkrumbuar plotësisht. Shtullungat e tymit janë aq të mëdha sa janë përhapur në të gjithë kryeqytetin.

Buy Now on CodeCanyon