Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News ka siguruar videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë të shpërthimit me eksploziv natën e shkuar të një automjeti.

38 vjeçari Ervin Memo ishte në shënjestër të atentatit që i shkatërroi plotësisht automjetin, por që vetë mbeti i plagosur lehtë dhe pa rrezik për jetën.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin shumë pranë shpërthimit.

"Rreth orës 22:55, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë" ka shpërthyer mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E.M, 38 vjeç, banues në Fier. Gjatë kohës së shpërthimit mjeti ka qënë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet. Paraprakisht dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë plasëse eksplozivë" informon policia e Fierit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ora-news-siguron-pamjet-e-shperthimit-te-automjetit-me-eksploziv-ne-fier