Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Kastript Gjuzi, i akuzuar për vrasjen e të riut Mario Majollari.

Gjuzi: Nuk kam lidhje me vrasjen. Kam qene 50 metra larg vendit të ngjarje pasi kam vjehrrin afër. U largova se erdhën shume forca policie dhe mendova se mos kanë bërë gjë nipërit. Po kthehesha me dëshirën time nga Kosova pasi nuk kam lidhje me vrasjen.

Ndaj Gjuzit, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg.

Majollari u ekzekutua mbrëmjen e 10 prillit rreth orës 20:25 pranë një pike karburanti në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Pista kryesore e hetimeve është ajo e vrasjes për hakmarrje, pasi babai i tij është dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje në vitin 2000.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-e-majo-majollarit-i-arrestuari-nuk-kam-lidhje-me-vrasjen-isha-50-metra-larg