Surprise Me!

Ibrahim Kodra ne 100 vjetorin e lindjes, asnje aktivitet

2018-05-14 0 Dailymotion

22 Prilli, është 100 vjetori i lindjes së piktorit Ibrahim Kodra. Kjo datë nuk shënoi asnjë aktivitetet në institucionet e artit. Përkujtimi i tij u pri gjatë javës nga dy aktivitete që kaluan në heshtje. Nën kurimin e profesorit Gazmend Leka studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura hapën një ekspozitë në Ishëm, një tjetër u hap nga fondacioni ?Ibrahim Kodra? në shkollën me të njëjtin emër. Në të dyja aktivitet në Durrës organizatorët nuk e ftuan njëri tjetrin.<br />Shkak është mospajtimi i tyre për eshtrat e mjeshtrit. Fatos Faslliu, miku dhe kuratori i testamentit thotë se po arrihet marrëveshja mes banorëve të Ishmit që kundërshtojnë zhvendosjen e tyre në Parkun e Liqenit Artificial dhe fondacionit që këmbëngul në përmbushjen e amanetit për tu prehur në Tiranë.<br />Deri në arritjen e saj, Galeria Kombëtare e Maqedonisë në bashkëpunim me atë të Kosovës kanë përcaktuar 12 Majin si ditën e hapjes së një ekspozite të madhe me disa vepra të pashfaqura më parë të Ibrahim Kodrës. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Galerinë tonë të Arteve.<br />Gjatë 2018 Ibrahim Kodra, një nga emrat e mëdhenj të pikturës ndërkombëtare do të kujtohet në Itali dhe Zvicër.

Buy Now on CodeCanyon