Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ditën ndërkombëtare te tokës ka nisur aksioni për pastrimin edhe në Liqenin e Fierzës, pasi është një nga zonat më të ndotura në veri të vendit. Por koordinatori i përgjithshëm i prefekturës Kukës Abdulla Domi i bëri thirrje institucioneve për ti dhënë fund ndotjes në liqen.

Abdulla Domi: Puna jonë që do bëjmë do pastrojmë liqenin për shkak të mbeturinave të jashtëzakonshme që ka ky liqen, por edhe për të sensibilizuar organet kompetente, ministritë e linjës, pushtetin vendor se kjo pasuri po degradon në mënyrë totale.

Për pastrimin e brigjeve të liqenit janë angazhuar punonjës të Prefekturës, grupe punonjësish nga institucionet shtetërore e shoqata mjedisore si dhe dy motor barka të HEC-it të Fierzës me 15 forca.

Në Qarkun e Kukësit janë evidentuar 65 pika të ndotura (Kukësi 30, Tropoja 22 dhe Hasi 13), me një sipërfaqe prej 10.000 m2 dhe volum 1200 m3 mbetje urbane dhe inerte.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nis-aksioni-pastrimin-e-liqenit-te-fierzes