Një ditë pas zjarrit të rënë në ambientet e fabrikës së riciklimit të mbetjeve, zjarrfikësit vijojnë të mbajnë nën kontroll me ujë dhe me shkumë disa vatra zjarri që mbeten problematike.

Era e tymit që u lëshua nga djegia e materialeve plastike u ndje edhe gjatë natës. Zona nuk është inspektuar as nga ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik dhe as nga ata të Mjedisit. Jashtë kameras

Arben Luzati, shef sektori në Institutin e Shëndetit Publik, thotë se është Agjencia e Mjedisit ajo që duhet të kërkojë inspektim të nivelit të ndotjes. Sipas tij, në kushte të tilla duhet të jenë vetë banorët që duhet të marrin masa.

"Dritaret dhe dyert duhet të mbahen mbyllur për disa ditë".

Ende nuk ka një përllogaritje të dëmeve të shkaktuara nga flakët. Dyshimet e hetuesve janë orientuar në pistën e një zjarri aksidental për shkak të luhatjes së tensionit, por nuk përjashtohet mundësia e zjarrit të qëllimshëm.